News That Matters

Mitrovicë: Një person ngacmon borxhliun përmes telefonit, arrestohet nga Policia

16/04/2022 10:45

Një burrë ka raportuar në Polici se një person e ka ngacmuar përmes telefonit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00 në Mitrovicë.

I dyshuari e kishte ngacmuar personin tjetër duke i dërguar mesazhe, në të cilat bëhej fjalë për një borxh të mëhershëm që ai ia kishte të dyshuarit.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.

div.meta-author { display:none; }