
Një grup qytetarësh ka mbajtur sot një protestë ambientaliste në sheshin e qytetit të Mitrovicës.
Duke përshtatur thirrjen e filozofit francez René Descartes, mitrovicasit protestuan me parulla si “betonoj, prandaj s’jam”, “Qytet i gjelbër”, “mbaje pastër”, etj, shkruan Jepi Zë.
Protesta ishte organizuar nga grupi i ambientalistëve, organizata SSD dhe grupi i leximit Myriad.
Nga fotografitë mësohet se ajo u monitorua edhe nga Policia.
Ndryshe, aktivistë të shoqërisë civile ditëve të fundit kane ngritur shqetësimin për betonizimin dhe mungesën e hapësirave të gjelbërta në Mitrovicë.