News That Matters

Mitrovicë: Në një aheng familjar policia sekuestron një armë

13/09/2021 09:36
Policia dje kishte pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Dhe pasta kësaj policia në Mitrovicë dje ka arrestuar të dyshuarin A.B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj të njejtit në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, njofton Policia, trasmeton Radio-Ylberi

Tutje në njoftim thuhet se “ I dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.

div.meta-author { display:none; }