
01/11/2021 08:50
Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë pasi kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit.
Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet më tej në njoftimin e policisë, transmeton “Radio-Ylberi”