
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë.
Kjo pasi, i dyshuari ka tentuar ta ndalojë ‘taxin’ me të cilin ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij, me të cilën tani janë në procedura divorci.
Sipas policisë, viktima është shqiptare, shtetase e huaja.
Raporti i plotë:
NGACMIM
Mitrovicë 08.10.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka tentuar ta ndalojë veturën/taxi me të cilën ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij (me të cilën janë në procedurë divorci) viktima shqiptare shtetase e huaj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.