News That Matters

Mitrovicasi Fatjon Miftari pjesë e Eurovision Song

09/03/2022 23:13
Producenti i njohur mitrovicas, Fatjon Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është përzgjedhur t’a përfaqësoj shtetin e Qipros si kompozitor dhe producent në Eurovision Song 2022.

Miftari e ka cilësuar këtë hap si shumë të rëndësishëm për karrierën e tij, shkruan Jepi zë.

Njëherësh, ai ka falenderuar të gjithë bashkpunëtorët për projektin dhe eksperiencën e veçantë.

Postimi i plotë:

Shoqëri e dashur,

Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm i cili është shumë i rëndësishëm për karrierën time.

Këtë vit jam përzgjedhur të përfaqësoj shtetin e Qipros në Eurovision Song Contest 2022, si kompozitor dhe producent i këngës përfaqësuese së bashku me disa emra të mëdhenj të muzikës botërore si: Alex P, Arash, Eyelar Mirzazadeh, Robert Uhlmann, Viktor Svensson.

Dua të falënderoj vecanërisht dy kolegët e mi, kompozitorët Yll Limani dhe Filloreta Raçi për punën e tyre të mrekullueshme në këtë projekt.

Falënderoj delegacionin e Qipros për besimin dhe të gjithë bashkëpunëtorët për këtë eksperiencë shumë të vecantë!

Shihemi më datë 14.05.2022 në Torino të Italisë në finalen e Eurovision 2022!

Uroj të ju pëlqej! ♥️🎵

ANDROMACHE – «ELA»: ΠΡΩΤΗ ΜΕΤΑΔΟΣΗ ΤΟΥ VIDEO ΤΗΣ ΚΥΠΡΟΥ ΓΙΑ ΤΗ EUROVISION 2022

div.meta-author { display:none; }