
09/03/2022 12:44
Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se e ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme.
I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jug 01.03.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.