News That Matters

Miratohet rezoluta e VV-së për adresimin e rritjes së çmimeve

04/08/2022. 10:31

Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Nga Qeveria është paralajmëruar një ligj për caktimin e marzhës së fitimit maksimal për produktet bazë, ngjashëm siç është bërë me çmimin e derivateve.

Të enjten, Kuvendi ka miratuar edhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.

div.meta-author { display:none; }