
31/05/2022. 11:52
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për deklarimin e prejardhjes dhe e kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Po ashtu, kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi, ka bërë me dije se me 6 vota për dhe dy abstenime është miratuar edhe Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili i është rekomanduar Kuvendit për miratim final.