
09/10/2021 13:54
Në fillim të këtij muaji, Ministri Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të premten ka marrë vendim për subvencionimin e kredive konsumuese.
Tash, ministri Murati ka lajmëruar që është hapur formulari online i aplikimit për subvencionimin e kredive konsumuese dhe personale, transmeton Indeksonline.
Për të bërë subvencionimin duhet të hyni tek “eKosova”, pastaj të klikoni tek “Shërbime”, pastaj “Familja” dhe në fund tek “Aplikimi për subvencionim të kredisë personale”
Llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi.