News That Matters

Ministrja Haxhiu: Krim i rëndë mbi nxënësit, kriminelët duhet të përballen me drejtësinë

26/11/2021 22:22
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas krimit të sotëm në Gllogjan.

Haxhiu ka shkruar se ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësisë.

“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit.

Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu.

div.meta-author { display:none; }