News That Matters

Ministrja Gërvalla dorëzon aplikimin e Kosovës për në Këshillin e Evropës

12/05/2022 11:50
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtari i kabinetit të saj, Sharr Jakupi.

Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Myceril
Adskeeper
You May Like

Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!
Mgid
Mgid
“Gërvalla sapo ka përfunduar takimet në Këshillin e Evropës, ku ka dorëzuar personalisht aplikimin. Qeveria e Kosovës ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës”, thuhet në publikim.

Ndryshe pak orë më parë në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës miratoi nismën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të drejtat e njeriut dhe liritë elementare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka ngërthyer në vete edhe konventat e Këshillit të Evropës, duke përfshirë Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Elementare dhe Protokollet e saj.”, thuhet në njoftimin për media

div.meta-author { display:none; }