News That Matters

Ministrja austriake në takim me Gërvallën: Është koha që Kosovës t’i liberalizohen vizat

24/05/2022. 15:00
Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën në kancelarinë austriake, Karoline Edtstadler, ka ritheksuar se është koha që përfundimisht të liberalizohen vizat për Kosovën, pasi 95 kriteret e kërkuara nga BE-ja janë plotësuar.

Edstadler këto deklarime i ka bërë përgjatë një takimi me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla. Përgjatë takimit, ministrja austriake, ka bërë me dije me me Gërvallën ka diskutuat edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Bashkëbisedim i këndshëm me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Dialogu Prishtinë – Beograd është kyç, jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Pres përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi për qytetarët në të dy shtetet, në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok”, ka shkruar ministrja Edstadler në llogarinë e vet në “Twitter”.

Më tutje, ajo ka thënë se është koha që përfundimisht t’i liberalizohen vizat kosovarëve.

“Kosova është vendi i vetëm në Ballkan të cilës i kërkohen vizat. Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizim të vizave dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave. Është koha që përfundimisht të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo.

Mbështetje të madhe nga ky shtet ka ofruar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. Ai ka deklaruar se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”.

“Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.

div.meta-author { display:none; }