News That Matters

Ministria e Shëndetësisë lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

22/09/2021 16:56
Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 se mund të shkarkojnë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma on-line eKosova.

Me këtë rast, ata, pas hyrjes në llogarinë e tyre në eKosova, klikojnë tek rubrika “Pasaporta elektronike e Vaksinimit” ose përmes skanimit të QR kod-it dhe ju shfaqet opsioni “Shkarko”, përmes të cilit shkarkojnë certifikatën.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve

Njoftimi i plotë i Ministrisë 

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se nga sot, secili person i vaksinuar mund të shkarkojë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma

https://ekosova.rks-gov.net/

➡ Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, gjeni më poshtë hapat në ilustrim.

Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

#VAKSINOHU!

div.meta-author { display:none; }