News That Matters

Ministria e Mbrojtjes dhe Telekomi nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

08/06/2022. 10:37
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me u.d. drejtoreshen ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Telekomit të Kosovës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është me interes kombëtar dhe ka në fokus bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të optimizmit dhe funksionalizimit të infrastrukturës së përbashkët të Telekomit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjithashtu, me këtë marrëveshje përcaktohen edhe format e përkrahjes reciproke ndërmjet dy institucioneve, për aktivitetet që kanë të bëjnë me infrastrukturën kritike të informacionit, si dhe përkrahje reciproke për trajnim dhe zhvillim të stafeve respektive.

div.meta-author { display:none; }