
04/10/2021 13:28
Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku njoftoi se 831 aplikues kanë pasur të dhëna të pasakta.
“Përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka thënë ai.