
01/06/2022. 10:57
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bullgari.
Gjatë kësaj vizite, Mehaj ka vizituar fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe të dronëve “Samel-90”, e cila gjendet në qytetin Samokov.
Nga atje, ai ka thënë se është njoftuar nga afër me industrinë e mbrojtjes bullgare.
“Gjate kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të shohim nga afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare”, ka thënë Mehaj.