News That Matters

Ministri Latifi takoi dr. Pashko Camajn, mundësi e bashkëpunimit në shëndet publik

26/05/2022. 13:56
Ministri i Shëndetësisë, dr. Rifat Latifi, ka takuar dr. Pashko R. Camaj, doktor i Shkencave të Shëndetit Publik dhe drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë për Transportin Publik në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Latifi ka thënë se bashkëpunimi me ekspertët e Shëndetit Publik ka rëndësi të madhe dhe se shkëmbimi i përvojave në këtë drejtim është më se i domosdoshëm.

Ministri Latifi e ftoj dr, Camaj, që të jetë pjesë e bashkëpunimit të hulumtimeve shkencore që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik në Kosovë.

Ndërkaq, dr. Pashko R. Camaj u shpreh se është i gatshëm për një bashkëpunim të tillë, gjithmonë në mbrojtën e shëndetit të qytetarëve të Kosovës.

div.meta-author { display:none; }