News That Matters

Ministri Latifi sheh nga afër punën e Klinikave në QKUK

31\05\2022 22:31

Në kuadër të vizitave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka vizituar Klinikën e Psikiatrisë, Klinikën e Neurologjisë dhe Klinikën e Pulmologjisë.

Kjo ishte vetëm njëra nga vizitat që ministri Latifi po i bënë vazhdimisht në mënyrë që për së afërmi të shohë gjendjen në klinikat e Kosovës dhe nevojat e tyre per përmirësimin e shërbimeve për një kujdes shëndetësor të dinjitetshëm.

Ministri Latifi gjatë takimeve me drejtorët e këtyre Klinikave shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në krijimin e kushteve më të mira të punës edhe për stafin mjekësor.

Drejtorët dhe stafi mjekësor i këtyre klinikave vlerësuan lartë vizitën e ministrit Latifi si dhe shprehën mirënjohjen për përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për përmirësimin e sistemit shëndetësor në përgjithësi.

div.meta-author { display:none; }