
26/01/2022 14:00
Gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Rifat Latifi tha që përkundër shtimit të numrit të rasteve ditëve të fundit, numri i pacientëve që po kërkon ndihmë në spitale është i menaxhueshëm.
Ministri Latifi, ka paralajmëruar se në rast se situate me koronavirusin vazhdon të përkeqësohet, do të mbyllen shkollat.
“Po t`i mbyllim shkollat kishte me qenë problem jashtëzakonisht i madh. Ua kemi lënë shkollave se ata me vendosë a me shku online a mos me shku. Jam i vetëdijshëm se nëse mbyllim shkollat, ekonomia ka me pësu jashtëzakonisht shumë për shkak të prindërve. Kjo është dicka që edhe ministria e arsimit po edhe ne si ministri e shëndetësisë jemi marrë vesh për këto shkolla. Nëse na përkeqësohet gjendja, kemi me i mbyllë shkollat”, ka thënë Latifi.
Latifi, ka thënë që rritja e numrit të rasteve nuk nuk po ndodhë veç në vendin tonë dhe sipas tij, nuk është diçka e papritur.
“Në javët e fundit, ne kemi përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Nuk është diçka e re dhe as e papritur vetëm në shtetin tonë, por është e përbashkët edhe me të gjitha vendet e tjera në Evropë, SHBA dhe në botë”.