
11/12/2021 12:32
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka qëndruar në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku me drejtuesit e klinikës dhe personelin ka biseduar për sfidat dhe trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.
Ministri Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës Infektive dhe të klinikave të tjera si dhe gjithë personelin shëndetësor të Kosovës për punën e madhe të bërë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve me COVID-19.
“Angazhimi juaj dhe i kolegëve në klinikat dhe spitalet e tjera ka bërë që Kosova, përkundër resurseve të kufizuara në shëndetësi dhe ka një sistem të brishtë shëndetësor, të shpëtohen mijëra jetë. Këtë do ta vlerësojnë çdo herë qytetarët tanë”, tha Ministri Latifi.
Ai tha se Ministria që ai drejton SHSKUK do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të zhvillimit të situatës epidemiologjike.
Në këtë takim, Ministri ka inkurajuar personelin shëndetësor që të vaksinohen me dozën përforcuese, duke qenë se janë vija e parë e frontit në betejën me COVID-19.