
08/04/2022. 16:42
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, këtë të premte e ka nënshkruar plotësim-ndryshimin e statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me anë të së cilës Kardiologjia Invazizve kthehet në Klinikën e Kardiologjisë.
Kjo ndarje u bë ku Kardiologjia Invazive është kthyer nga Kardiokirurgjia.
Këtë ndryshim kardiologët intervent e kanë kundërshtuar tash e një vit, për të cilën televizioni pati raportuar.
Kujtojmë që këtë ndryshim e ka iniciuar bordi i SHSKUK në mars 2021
Ndërsa për herë të fundit Kardiologjia Invazive është bashkuar me Klinikën e Kardiokirurgjisë më 2016.