News That Matters

Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtori i SHSKUK-së vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

13/01/2022. 13:55

Sot, U.d Drejtori Ekzekutiv Dr.Luljeta Zhubi, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë Z. Rifat Latifi, Drejtorin e SHSKUK-së Z. Valbon Krasniqi.

Në vizitë me Latifin dhe Krasniqin kanë qenë Gjenerali i KFOR-it së bashku me batalionin mjekësor të kampit Bonstill, përfaqësuesit e KFOR-it nga kampi Maxhunaj.

Qëllimi i vizitës ka qenë që të shikohen kapacitetet Spitalore, mënyra e punës, paisjet, aparaturat dhe funksionimi i sallave operative në repartin e Emergjencës, repartin e Kirurgjisë, repartin e Ortopedisë, dhe Kardiologjisë.

div.meta-author { display:none; }