
17/11/2021 14:04
Ministri i ri i Shëndetësisë, Dr.Rifat Latifi punën e tij e ka filluar me një ligjeratë para studetave të fakultetit të mjekësisë në “Universitetin e Prishtinës”,tregojnë burimet e “Radio-Ylberit”.
Përmes kësaj ligjerate ai tregoi përkushtimin edhe për gjeneratat e reja të mjekësisë, dhe me këtë ligjerat ai i ka inspiruar ata që të bëheshin kirurg.
“Tema e kësaj ligjerate ishte “Kirurgjia e traumave, Traumatologjia”, ku si qëllim kjo ligjeratë kishte inspirimin për me u bërë kirurg të traumëve, sepse në Kosovë nuk ka, dhe se këtë specializim e ka bërë vet Ministri, treguan disa nga studentet pjesmarrës në ligjeratë për “Radio-Ylberi”
Ndërsa dje,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka njoftuar se Dr.Rifat Latifi do të jetë Ministër i ri i Shëndetësisë.