News That Matters

Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë

08/06/2022. 10:23
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ministri grek do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani si dhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kështu ka njoftuar MPJ e Greqisë në një njoftim të lëshuar për medie.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, nesër, më 8 qershor 2022, do të vizitojë Prishtinën. Ministri do të pritet nga presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, si dhe nga Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe kryenegociator në dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }