
Minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” kanë dalë nga miniera, ku kishin mbetur të ngujuar për rreth katër orë, për shkak të problemeve me energji elektrike.
Gjendja e minatorëve është e mirë.
Minatorët e intervistuar thanë për RTK-në se në rast të problemeve të tilla, është opsioni i daljes në këmbë nga miniera, por që kjo ngjitje zgjatë deri në 4 orë në këmbë.
Hapësirat ku minatorët mbetën të ngujuar janë 700 deri në 800 metra thellësi nën tokë.
📷 Elmina Osmani/RTK