
14/11/2021 13:20
Në të ardhmen, hapësira do të jetë shtëpia e njerëzimit dhe njerëzit do të vizitojnë Tokën me pushime, sipas miliarderit Jeff Bezos.
Themeluesi i Blue Origin tha të mërkurën se në vitet që do të vijnë, njerëzit do të lindin në hapësirë dhe do të jetojnë atje, shkruan Daily Mail.
Bezos e bëri parashikimin e tij gjatë një daljeje befasuese në një diskutim rreth politikës hapësinore të SHBA-së me administratorin e NASA – s Bill Nelson dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines.
Biseda u mbajt në Katedralen e Uashingtonit si pjesë e Forumit Ignatius 2021, të organizuar nga Adi Ignatius, kryeredaktor i Harvard Business Review.