
11/11/2021 22:50
Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke u mirëpritur në Angli.
Nëpër qytete të Anglisë janë vendosur flamuj të shtetit Shqiptarë, raportoi bashkëpunëtori i “Radio-Ylberi” Halil Hoti.
“Janë vendosur flamuj të shtetit Shqiptar tash para ndeshjës e kjo është si rezultat i mirësjelljes dhe pritjes bujare që shqipëtarët e Kosovës e bën për simpatizantët dhe lojtaret e Anglis në Prishtinë” shtoi Hoti.
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon mbrëmjen e së premtes në orën 20:45 në “Wembley” përballë Anglisë, sfidën e parafundit në grupin I për kualifikueset e “Botërorit Katar 2022”.
Ndërsa sipas burimve të “Radio-Ylberi” janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, dhe përballja e Shqipërisë me Anglinë do të luhet në praninë e 90 mijë tifozëve.
“Radio-Ylberi” do iu mbajë të informuar në cdo kohë lidhur më ndeshjen.