News That Matters

Mielli në Kosovë kushton më së shtrenjti në Ballkan

08/03/2022 22:32

Kosovarët paguajnë më së shtrenjti miellin nga të gjitha shtetet e Ballkanit.

Sipas të dhënave nga rel, një kilogram miell në Kosovë kushton 0,82 cent, ndërkohë në Kroaci 0,65 për kilogram.

Në Mal të Zi, kilogrami i miellit kushton 0,72 cent, në Serbi 0,60 kilogrami, në Maqedoni poashtu 0,60 cent, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë paguhet 0,74 cent kilogrami i miellit.

Për litër të vajit, kosovarët paguajnë 1,77 cent, në Kroaci 2,20 cent, në Serbi 1,70 cent, në Maqedoni 1,50 cent dhe në Bosne e Hercegovinë 1,76 cent.

Për kilogram të sheqerit kosovarët paguajnë 0,87 cent, në Kroaci paguajnë 1,05 cent, në Mal të Zi 0,84 cent, në Serbi 0,76, në Maqedoni 0,65 cent dhe në Bosnje e Hercegovinë 0,79 cent për kilogram.

div.meta-author { display:none; }