News That Matters

Meta vlerësoi historianin francez, profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

27/11/2021 20:12

Në prag të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta vlerësoi historianin dhe arkeologun e shquar francez, profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Nderimi i këtij miku të madh të kombit tonë është shprehje mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian”, u shpreh Meta.

Ai theksoi se falënderimet për profesor Cabanes shkojnë edhe për pasurimin dhe nxitjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.Ilirologu i shquar francez, Pierre Cabanes ndodhet në Tiranë ku mori pjesë në Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike

div.meta-author { display:none; }