
01/07/2022. 10:52
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Shaip Kamberin për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Meta shkruan në një postim në “Facebook” se është besimplotë se ai do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i plotë:
Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 🇦🇱