
23/07/2022. 22:56
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Meta theksoi se me të parin e AAK-së, diskutoi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike.
“Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore”.
“Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë”.
“Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur”.
Ndryshe, Meta gjatë dy ditëve të fundit ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me krerët politikë, pasi sot është dita e tij e fundit si president.