
22/07/2022. 16:14
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përfundim të mandatit të tij në vizitën e fundit në Kosovë u prit edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Meta u prit me ceremoni edhe nga Kurti në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Meta në mëngjes u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga homologja e tij, Vjosa Osmani, dhe pastaj edhe nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Po ashtu Kuvendi i Kosovës pati seancë të veçantë për të.
Në përmbyllje të vizitës së tij, ai bashkë me Osmanin do të jetë pjesë e hapjes solemne të Manifestës.