
01/07/2022. 21:54
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
“Kisha nderin, qe me një ceremoni shtetërore, Shkelqësia e Tij, Ilir Meta, president i Republikës së Shqipërisë, të ma ndajë titullin: ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’. ‘Për kontributin e dhënë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, si dhe për punën e palodhur për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon’”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.