News That Matters

Meta: ËSHTË JETIKE QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’I MBROJNË SHPINËN NJËRA-TJETRËS!

22/07/2022. 18:11
Presidenti në largim i Shqipëris sot ka vizituar Kosoven ku është pritur me ndërime të larta shtetërore. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë së është i lumtur që sot ka zhvilluar vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë

Postimi i plotë:

ËSHTË JETIKE QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’I MBROJNË SHPINËN NJËRA-TJETRËS! 👐🇦🇱❤️🇽🇰

Shumë i lumtur të zhvilloj sot vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë, si President i Shqipërisë, në një ditë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, 12-vjetorin e konfirmimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pavarësisë së Kosovës.
Një nga ditët më të bukura për mua të cilën pata fatin ta përjetoja si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Shqipëria dhe Qeveria e saj në atë periudhë bënë çdo gjë për këtë triumf të drejtësisë ndërkombëtare në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

div.meta-author { display:none; }