
25/10/2021 15:55
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarin e tij në “Facebook” ka njoftuar se sot ka vlersuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Eqrem Zenelaj.
“Një prej tyre është padyshim edhe Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, studiues i palodhur dhe produktiv për pasqyrimin e drejtë të historisë së popullit shqiptar, shkencëtar i albanologjisë dhe personalitet me virtyte të larta njerëzore, të cilin pata nderin ta vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. shkroi ai
Po ashtu Meta tha se shembulli i Prof. Dr. Zenelaj dhe i shumë studiuesve të tjerë, në të gjithë trevat shqiptare, duhet të shërbejë si frymëzim për studiuesit e rinj, që të hedhin dritë mbi historinë dhe të kaluarën tonë.
Postimi i plotë:
📚🇦🇱 Shqipëria ka patur gjithmonë atdhetarë, mendimtarë dhe studiues, të cilët nuk kanë reshtur të japin kontributin e tyre, përmes penës, ideve, vizionit dhe aktivitetit patriotik, për ta ngritur lart çështjen shqiptare dhe vlerat më të çmuara të kombit.
Një prej tyre është padyshim edhe Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, studiues i palodhur dhe produktiv për pasqyrimin e drejtë të historisë së popullit shqiptar, shkencëtar i albanologjisë dhe personalitet me virtyte të larta njerëzore, të cilin pata nderin ta vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Një popull që nuk njeh historinë, origjinën dhe kulturën e vet është si një pemë pa rrënjë.
Ndaj shembulli i Prof. Dr. Zenelaj dhe i shumë studiuesve të tjerë, në të gjithë trevat shqiptare, duhet të shërbejë si frymëzim për studiuesit e rinj, që të hedhin dritë mbi historinë dhe të kaluarën tonë, pasi ajo do të na ndriçojë të ardhmen dhe do të na bëjë krenarë edhe më shumë për identitetin tonë kombëtar dhe europian.