News That Matters

Meta: Beogradi të heq dorë nga nxitja e grupeve kriminale

01/08/2022. 21:15

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar pas tensionimit të situatës në dy pikat kufitare në veriun e Kosovës.

Meta i bëri thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri.

“Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës” – tha Meta.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.

div.meta-author { display:none; }