
10/01/2022 19:33
Poezi nga Refki RESHITAJ:
Me kujtohet dita e parë
Kur erdh mësuesi me ditar
Rroba t’ zeza dhe kollare
Për nga mosha, i ri fare
Një ditar mbante në duar
Ku të gjithë i kishim emrat
Nëpër ulëse na shpërndau
Veq e veq mëshkujt nga femrat
Ishte mësuesi më i mirë
Djal Kabashi nga Studençani
Emrin e kishte Hazir
Dhe për këngë i shkonte zani
Ai më mësoi shkronjat e para
Si lexohen dhe si shkruhen
Të gjitha i kishte Abetarja
Edhe sot në mendje m’ ruhen
Na dha mësim gjer n’ klasë të dytë
Për t’ na lënë me mësuesin tjetër
Por, n’ kujtesën tonë është zhyt
Si i pari – s’ është më tjetër !
Sot, në Ditën e mësuesisë
Mësues Hazirin e kujtova
Nga ditët e fëmijërisë
Deri tash kurr s’ e harrova !
Për fat të mirë, jeton akoma
E shoh shpesh nëpër qytet
Kisha dhe shumë mësues të tjerë
Por, ai është NJËSHI i vërtetë !
Të uroj këtë Ditë të shenjtë
Me gjithë zemër, mësuesi im
Por, dhe të tjerëve që më mësuan
Kudo që t’ jenë – pa dallim !