
Burime të sigurta për Radio Ylberin na lajmërojnë se Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet më tutje.
Nga numri i përgjithshëm i antarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime të lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%.

Nga të deklaruarit pro pezullimit të perkohshëm të grevës (më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.
Këto shënime do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultate e deklarime te anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK.