News That Matters

Merret vendimi për vrasjen e menaxherit të reperëve, Albert Krasniqi

07/12/2021 12:59
Biznesmeni Skënder Krasniqi është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg efektiv për vrasjen e të birit, Albert Krasniqi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot ka marrë këtë aktgjykim dënues për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Duhet kujtuar se Alberti ishte qëlluar me plumb në pjesën e përparme të trupit nga babai i tij, Skënderi, i cili vet kishte njoftuar Policinë.

Atë kohë, familja pati kërkuar lirimin e babait pasi, sic thonin ata, vrasja ishte kryer nga pakujdesia, shkruan “Jepi zë”.

div.meta-author { display:none; }