
09:10 | 01 September 2021
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një incident ku një banesë është përfshirë nga flaka.
Rasti ka ndohur në qendër të Mitrovicës, më saktësisht pjesa që nga qytetarët njihet si “tek Bunari”, shkruan Jepi zë.
Dëshmitarët i kanë thënë gazetës që fatmirësisht nuk ka të lënduar.Dyshimet e para janë se deri tek zjarri ka ardhur për shkak të një bomobole gazi, ndërsa për fikjen e zjarrit kanë intervenuar zjarrfikësit e Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës e cila është marrë me shkaqet që kanë quar deri te ky zjarr.