News That Matters

Mërgimtarët kthehen në shtetet ku jetojnë, pritje deri në dy orë te Dheu i Bardhë

04\01\2022 18:42

Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë teksa kolonat janë të gjata deri në 400 metra.

Pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare janë deri në 20 minuta.

Pikat tjera kufitare janë të lira për qarkullim, me shumë pak minuta pritje në hyrje e dalje.

div.meta-author { display:none; }