
27/07/2022. 19:33
Kreytari i PDK-se Memli Krasniqi sot ka vizituar komunen e Skenderajit ku u shpreh se është
jashtëzakonisht i inkurajuar nga energjia dhe dinamika e punës së Kryetarit Nura, nënkryetarit Lushtaku dhe ekipit të tyre, që po e rikthen zhvillimin dhe besimin e qytetarëve të Skënderajit për të ardhmen.
“Pamje e re dhe moderne për sheshin e qytetit në Skënderaj. Parking nëntokësor, park në qendër të qytetit, rivitalizim i të gjitha shesheve kryesore dhe rrugëve të Skënderajt, me buxhet tërësisht vetanak të komunës dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria aktuale qendrore.
Në këto dhe shumë projekte të tjera e gjetëm të angazhuar Kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën me ekipin e tij, në vizitën që kishim sot.
Jashtëzakonisht i inkurajuar nga energjia dhe dinamika e punës së Kryetarit Nura, nënkryetarit Lushtaku dhe ekipit të tyre, që po e rikthen zhvillimin dhe besimin e qytetarëve të Skënderajt për të ardhmen.
Si Kryetar dhe si Parti, ne do të jemi afër në secilin hap të Kryetarit Nura që ai do të ndërmarr në avancimin e qeverisjes lokale me fokus te qytetarët.
Por, është e pakuptimtë se si Qeveria e Kosovës po i bllokon investimet kapitale në komuna, duke i diskriminuar qytetarët e vendit tonë.
Projekti i vetëm i nivelit qendror, që ka qenë në procedurat buxhetore të këtij viti për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Skemderajt, është bllokuar nga qeveria qendrore. Ky diskriminim ndaj qytetarëve duhet të marr fund sa më parë”. Ka shkruak Krasniqi në Facebook