News That Matters

Memli Krasniqi viziton bashkëpartiakun e tij Bedri Hamzën, mbjellin së bashku disa pemë në Mitrovicë

22/04/2022. 19:53

Sot gjatë ditës për vizitë në Mitrovicë ka qenë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Në ditën botërore të tokës, Krasniqi së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, kanë mbjellur disa pemë.

Postimi i plotë nga Krasniqi:

Toka dhe mjedisi na bashkojnë të gjithëve. Të dyja janë interes i secilit person në botë. Si të tilla, është në obligimin tonë të përditshëm që të kontribuojmë për një tokë dhe mjedis më të pastër, më të sigurtë e më të jetueshëm.

Sot, në Ditën e Tokës, duke nderuar moton e këtij viti – “Investoni në Planetin Tonë” – së bashku me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, mbollëm disa pemë në sheshin “Adem Jashari”.

Ndryshimi i klimës globale dhe epidemitë e shumta, janë thirrje për të gjitha shtetet dhe popujt që të fokusohen në politika të gjelbra, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur planetin tonë. Secili mund të luaj rolin e tij në krijimin e një mjedisi më ekologjik – qoftë duke mbjellur një pemë, disa lule apo duke pastruar ambientin ku jeton dhe punon.

Mos hezitoni – Bashkë për Tokën 🌏 🌳


div.meta-author { display:none; }