News That Matters

Memli Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm, të zbardhet fati i tij

16/05/2022. 14:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar profesorin dhe veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes së tij.

Krasniqi ka thënë se Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm që me zë, shkrime e vepra ka artikuluar idenë dhe punuar pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Më tutje, Krasniqi ka kërkuar zbardhjen e fatit të tij.

“Me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë. Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti. Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

div.meta-author { display:none; }