News That Matters

Memli Krasniqi takon ambasadorin Hovenier

22\02\2022 17:04
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se Ambasadorit Hovenier i utoi mirëseardhje në Kosovë dhe i ofroi të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-SHBA.”, shkruan Krasniqi.

Krasniqi dhe Hovenier kanë diskutuar edhe për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.

div.meta-author { display:none; }