News That Matters

Memli Krasniqi për aplikimin e Kosovës në KE: Si opozitë do ta mbështesim procesin në të gjithë hapat e ardhshëm

12/05/2022. 15:52

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka përshëndetur nismën e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Krasniqi shprehet se si opozitë, PDK do të ofrojë mbështetje në të gjithë hapat e ardhshëm në këtë proces.

”Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë.

E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”.

div.meta-author { display:none; }