
10/08/2022. 18:29
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kujtuar heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët dhanë jetën më 10 gusht të vitit 1998 në Betejën e Junikut.
“Me përvojën e tij luftarake në Kroaci e Bosnje, “Abeja” u shqua për kontributin e tij të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e atdheut”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë etij në Facebook.
“Vepra e këtyre heronjve të kombit, do të jetë përherë e mbuluar me lavdinë e përjetshme të historisë së lirisë së Kosovës”.