News That Matters

Mehaj thotë që nuk ka datë konkrete se kur do të largohen ushtarët ukrainas nga Kosova

07/04/2022. 14:36

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ende nuk ka datë konkrete se kur forcat paqeruajtëse të Ukrainës që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, do të largohen nga Kosova.

Ai tha se ushtarët e Ukrainës i kanë nevojat e tyre shtetërore dhe se i respektojnë ato.

“Populli ukrainas është në shërbim të KFOR-it, ata i kanë strukturat e veta dhe nevojat e tyre shtetërore. Ne i respektojmë ato. Nuk kemi datë konkrete se kur do të largohen ata nga Kosova”, tha Mehaj.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kishte ftuar të gjithë vendasit që shërbejnë në të gjitha misionet në botë të forcojnë ushtrinë ukrainase kundër agresionit rus.

div.meta-author { display:none; }