News That Matters

Mehaj takon komandantin e Forcave të Armatosura të SHBA-ve

21/11/2021 10:46

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron në Kanada ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax, transmeton Klankosova.tv.

Në margjinat e forumit, Mehaj është takuar me komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralin Richard D.Clarke si dhe stafin e tij.

“Në atmosferë tejët miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falënderimin tim. Së bashku shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

Tutje bëri të ditur se gjatë takimit ritheksoi rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, që sipas tij që do të ishte në benefit edhe të gjithë rajonit dhe më gjerë.

div.meta-author { display:none; }